Real Madrid e nis sezonin ashtu si i ka hije (VIDEO)

Real Madrid ka treguar paraqitje superiore për të shënuar fitore në ndeshjen e parë në La Liga në sezonin e ri.

Sport

21/08/2017 00:05

‘Mbretërit’ me lehtësi kanë mposhtur në udhëtim 0-3 Deportivo La Corunan.

Edhe pse pa Cristiano Ronaldon, skuadra e Zidanes për asnjë moment nuk e vërejti mungesën e tij.

Gareth Bale në minutën e 20’ kaloi në epërsi Realin, ndërsa Casemiro në minutën e 27’ dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe një herë për 0-3, nëpërmjet Toni Kroos në minutën e 62’.

La Coruna pati mundësi të ngushtoi epërsinë, por Andone nuk arriti të shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89′.

Real Madrid xhiron e dytë në Bernabeu e pret Valencian./Lajmi.net/


Gareth Bale GOAL HD – Deportivo 0-1 Real Madrid… by soccerhub3651


Casemiro Goal HD – Deportivo La Coruña 0-2 Real… by YO-productions

Toni Kroos Goal HD – Dep. La Coruna 0-3 Real… by Goals_online