Real Madrid – Bayern Munich, ja çfarë ka bërë gjyqtari Çakir ende pa filluar ndeshja

Tifozët e Bayern Munichut nuk janë të kënaqur me emërimin e gjyqtarit Cuneyt Çakir për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit.

Sport

01/05/2018 08:02

Tifozët e Bayern Munichut nuk janë të kënaqur me emërimin e gjyqtarit Cuneyt Çakir për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Çakir akuzohet se në të kaluarën disa herë me vendimet e tij ka favorizuar skuadrën madrilène, shkruan “Mundo Deportivo”.

Por, turku do ta drejtojë ndeshjen e kthimit sonte në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Tifozët e Bayern Munichut ishin ankuar në gjykim edhe në duelin e parë në Allianz Arena. /Lajmi.net/