Real Madrid – Atletico Madrid, mungon një numër i madh

Real Madrid dhe Atletico Madrid do ta fillojnë finalen e Ligës së Kampionëve pa një futbollist me numrin 10 në fanellë.

Sport

28/05/2016 13:37

Numri 10 është më i famshmi në futboll.

Por, Real Madrid dhe Atletico Madrid do ta fillojnë finalen e Ligës së Kampionëve pa një futbollist me numrin 10 në fanellë, shkruan e përditshmja sportive madrilène “Marca”.

Të dy numrat 10 të skuadrave përkatëse janë rezervistë, përcjell “Lajmi.net”.

Oliver në Atletico Madrid nuk pritet të jetë titular.

Njësoj sikurse James Rodriguez te Real Madrid.