Real-Benzema, s’ka marrëveshje

Real Madridi dhe Karim Benzema nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës. Sulmuesi francez dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu, por i ka vënë kushtet e tij.

Sport

16/06/2014 13:27

Karim Benzema nuk e ka të ardhmen e sigurt në Real Madrid. Sulmuesi francez nuk e ka arritur ende marrëveshjen me Los Blancos për vazhdimin e kontratës.

Por, një gjë është e qartë: ish futbollisti i Olympique Lyon preferon të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për një kohë të gjatë.

“Me presidentin Perez nuk e kemi arritur ende marrëveshjen për vazhdimin e kontratës”, deklaroi fillimisht menaxheri i futbollistit për \’L\’Equipe\’.

“Karim e ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në Madrid dhe është një njeri që e mban fjalën”, përfundoi ai.