Reagon babai i Khabib, ka dy fjalë për McGregorin

Babai i Khabib Nurmagomedov ka reaguar për veprimin e djalit të tij.

Sport

08/10/2018 10:34

Abdulmanap Nurmagomedov ka thënë se djali i tij ka bërë veprime të ngutshme, pasi sipas tij disiplina është e para në këtë sport.

“Do të jem i ashpër me këtë. E kam paralajmëruar. Për mua, disiplina vjen e para”, ka thënë Abdulmanap Nurmagomedov për televizionin ‘Ren TV’, përcjell “lajmi.net”.

“Ju mund të bëni çfarë të doni brenda kafazit, por jo edhe jashtë, pasi aty ka fëmijë, gra dhe persona të moshuar”.

“Jashtë kafazit duhet të ketë paqe mes të dy sportistëve, pasi ky është vetëm një sport”, ka përfunduar babai i Khabib. /Lajmi.net/