Rashica në Serie A për 10 milionë euro

Milot Rashica në janar mund të transferohet te Lazio.

Sport

16/09/2017 10:14

Milot Rashica mund të transferohet në Serie A.

Mesfushori i Vitesse ka zgjuar interesim nga Lazio, raportojnë mediat italiane.

Klubi nga Roma është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Kjo nuk është hera e parë që Rashica kërkohet nga një klub i njohur nga Serie A.

Reprezentuesi i Kosovës në të kaluarën kërkohej edhe nga Napoli. /Lajmi.net/