Ranieri: Po të mos ndodhte kjo gjë do të fitonim

Menaxheri i Leicesterit, Claudio Ranieri, mendon se përjashtimi i Danny Simpsonit ishte i padrejtë.

Sport

14/02/2016 15:17

Claudio Ranieri ka thënë se po të mos përjashtohej Danny Simpson me karton të kuq, Leicesteri do të dilte nga Emirates me tre pikë.

“Ndeshje e mrekullueshme, shumë e shpejtë. 11 kundër 11 mendoj se do të fitonim. Dy ndërhyrjet e Simpsonit ishin faule po nuk ishin për karton. Pse të përjashtohej?”, u shpreh italiani.

“Arsenali janë një ekip fantastik, por ne e kishim kontrollin. Ishin më të mençur se ne te goli i fitores”, shtoi Ranieri.