Ranieri “largon” Mahrezin

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka insistuar se nuk do ta detyrojë Riyad Mahrezin të mbetet në klub, nëse ai dëshiron të transferohet diku tjetër.

Sport

27/02/2016 10:28

Riyad Mahrez mund të largohet nga Leicester City në fund të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri i ekipit, Claudio Ranieri.

Mahrez 25 vjeç ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni në Premierligë, duke shënuar 14 gola në 25 paraqitje.

Ai ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane dhe Ranieri ka thënë se nuk do t’i qëndrojë në rrugë asnjë futbollisti që dëshiron të largohet.

“Ne duam t’i mbajmë të gjithë futbollistët. Ne u besojmë atyre”, deklaroi italiani, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, nëse Mahrez më thotë se dëshiron të shkojë diku tjetër sepse kjo është ambicia e tij. Atëherë do t’i uroj fat”, theksoi Ranieri.