Ramos–Ronaldo, heronjtë e Realit

Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo janë dy heronjtë e Real Madridit. Dyshja është në kulmin e karrierës. Mbrojtësi spanjoll po i mbulon të gjitha pjesët e fushës, duke shfaqur karakter dhe kurajo. Ndërkaq, sulmuesi portugez është gjithmonë aty, kur ekipi ka nevojë.

Sport

07/05/2014 11:14

Kapaciteti i lidershipit, vullneti dhe guximi i Sergio Ramos në ndeshjet e fundit, po bëhet gjithnjë e më spektakolar.

Heroi i Munuchut ‘goditi’ edhe ndaj Valencias, në një moment kur Real Madridi po e humbte La Ligan.

Ai e bëri këtë me armët që i posedon, me intensitet dhe me djersitjen e fanellës.

Të dielën në Bernabeu, Ramos nuk e bëri vetëm portierin. Luante në mbrojtje, mesfushë, lojtar krahu, gjysmësulmues dhe qendërsulmues.

Me këtë rast, goli s’kish se si të mungonte.

Sergio gjendej çdokund, vetëm e vetëm që ta ndihmojë Realin të vinte deri tek fitorja. Bënte gjithçka që t’i motivojë bashkëlojtarët.

Përmbysja nuk ishte e mundur, por pjesa më e madhe e lojës së mirë është për ‘fajin’ e Ramos.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është një shembull i ambicies dhe karakterit garues. Herën e fundit, kjo u pa edhe ndaj Valencias.

Një ‘thembër’ e pamundur e shpëtoi Realin nga ‘vdekja e sigurt’. Ai arriti në kuotën e 50 golave, një shifër stratosferike, të cilën portugezi e ka bërë tashmë specialitet.

Një gol që e shpëtoi Realin nga humbja e titullit dhe që e mban në garë për dy trofe personalë: Pichichi e Këpuca e Artë.

Psa tri javësh qëndrimi jashtë fushës për shkak të një zgjatjeje të muskulit, Ancelotti e ka në dispozicion një yll, i cili kurrë nuk e la në lloç.