“Homazh” – Babë e bir i kushtojnë muzikë emocionale dëshmorëve të lirisë

Në interpretim të jashtëzakonshëm, babë e bir, Ibrahim e Kushtrim Ajeti nga Podujeva, kanë sjellë një dedikim muzikor të prekshëm. Njëri në piano, tjetri në violin, ata përmes tingujve heroik kanë përcjellë tek dëgjuesit ndjenjën heroike dhe atë të krenarisë për dëshmorët që u flijuan gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Homazh” –…

ShowBiz

10/05/2024 15:17

Në interpretim të jashtëzakonshëm, babë e bir, Ibrahim e Kushtrim Ajeti nga Podujeva, kanë sjellë një dedikim muzikor të prekshëm.

Njëri në piano, tjetri në violin, ata përmes tingujve heroik kanë përcjellë tek dëgjuesit ndjenjën heroike dhe atë të krenarisë për dëshmorët që u flijuan gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Homazh” – titullohet instrumentali i krijuar nga dyshja që vinë nga Sallabaja e Podujevës, të cilën mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/