Ramos ngacmon Barcelonën

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka paralajmëruar Barcelonën se situata aktuale pozitive nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Sport

01/12/2015 10:27

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka ngacmuar Barcelonën.

Edhe pse katalanët i mposhtën në “El Clasico” dhe kryesojnë në La Ligë, ai ka paralajmëruar rivalin se gjërat mund të shkojnë keq edhe për ta, në vazhim të sezonit.

“Barcelona është duke u kënaqur tani, por nuk e di se sa do t’ju zgjasë”, deklaroi Ramos pasi u shpall mbrojtësi më i mirë i vitit në La Ligë, përcjell “Lajmi.net”.

“Humbja në El Clasico ishte e rëndë por duhet të punojmë për të rikuperuar pikë”, u shpreh ai.