Ramos lavdëron Piquen

Qendërmbrojtësi Sergio Ramos ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij nga Kombëtarja e Spanjës, rivalin e Barcelonës, Gerard Pique.

Sport

26/03/2015 14:06

Pavarësisht rivalitetit të madh mes klubeve, qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka lavdëruar futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique.

“Pique është duke luajtur mjaft mirë. Ai e ka rikthyer versionin e tij më të mirë”, deklaroi Ramos gjatë një konference për shtyp.

“Në Barcelonë nuk më gëzon shumë. Është një futbollist i rëndësishëm. Si qendërmbrojtës, ai më ka përmirësuar edhe më shumë, dhe unë atë. Kjo është shumë pozitive”, u shpreh ai.