Ramos flet për trajnerin e ri të Spanjës – Lajmi.net
Ramos flet për trajnerin e ri të Spanjës
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 19:29, 14 June 2018
Sergio Ramos beson se Fernando Hierro është personi i duhur për të drejtuar Spanjën në Kupën e Botës në Rusi.

Spanja ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui një ditë para fillimit të Kupës së Botës, pas nënshkrimit të tij me Real Madridin.

Federata e Spanjës udhëheqjen e kombëtares ia besoi ish mbrojtësit të Real Madridit, Fernando Hierro.

“Ne duhet të lëvizim përpara sa më shpejtë të jetë e mundur. Kohët e fundit nuk ishin të mira për ne. Julen Lopetegui na ndihmoi të kualifikohemi. Ai kishte një rol të madh tek ne”, ka deklaruar Ramos në konferencë për shtyp.

“Por, sa më shpejtë që fokusohemi në Kupën e Botës, aq më mirë për ne”.

“Ka pak njerëz më të kualifikuar se sa Fernando për të zëvendësuar Lopetegui. Ne të gjithë e kemi admiruar atë si lojtar. Është kandidat i përkryer tani edhe si trajner”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO