Ramës i shajnë Juventusin, ja si ia kthen Kryeministri i Shqipërisë (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shquhet si një tifoz i Juventusit.

Sport

23/02/2017 10:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shquhet si një tifoz i Juventusit, teksa shpesh herë vesh dhe xhupin me logon e klubit italian. Pas fitores së djeshme ai ka reaguar në profilin e tij në Facebook me një foto të autorit të parë të golit, Pjacën si dhe me dy buzëqeshje.

Nuk kanë munguar komentet nga fansa të ndryshëm. Një komentues i shkruan se bardhezinjtë nuk fitojnë Championsin asnjëherë, ai dhe Braçe sipas tij duhet të presin dhe shumë, raporton Albeu.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit i cili i shkruan: “Je i vogël t’i Geraldo dhe nuk i mban mend Kupat e Kampionëve të Juves dhe as nuk e kupton qe Juvja nuk është skuadër futbolli është besim”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6