Rama për dhunën në kopësht: Nuk është hera e parë që ndodh

Kryeministri Edi Rama ka folur sot rreth rastit të dhunimit të fëmijës tre-vjeçar në kopshtin “Diren” në Sauk të Tiranës, nga administratorja e këtij institucioni, Anjeza Shabani.

Lajme

28/06/2016 20:40

“Kopështi ilegal, një fëmijë që trajtohej barbarisht. Nuk ndodhin sot për herë të parë, por për herë të para dalin në sytë e publikut. Shumë nga gjërat që ndodhin sot janë më vizibël”, tha kreu i qeverisë, gjatë një aktiviteti të organizuar pasditen e sotme.

Pas arrestimit, ndaj Shabanit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.