Rakitic: Nëse vjen ky përforcim, unë largohem nga Barcelona

Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona në rast të transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpool.

Sport

15/11/2017 09:15

Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona, nëse klubi katalan transferon Philippe Coutinhon nga Liverpool.

“The Sun” shkruan se mesfushori kroat ka paralajmëruar klubin nga Camp Nou se nuk do të lejojë që statusi i tij në formacionin bazë të jetë i rrezikuar nga ardhja e brazilianit, përcjell “lajmi.net”.

Rakitic nuk dëshiron të mbetet pas brazilianit në skuadrën katalane.

Andaj, ai do t’i konsiderojë opsionet e tij nëse Coutinho nënshkruan me Barcelonën në janar ose pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/