Rabiot ka vendosur se ku do të transferohet

Adrien Rabiot duket se ka gjetur skuadrën e re.

Sport

17/02/2019 17:14

Adrien Rabiot do të largohet nga PSG-ja në këtë verë si lojtar i lirë.

Sipas The Sun, mesfushori francez është pajtuar që të transferohet te Barcelona, përcjell lajmi.net.

Mediumi anglez raporton se Rabiot tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën katalonase.

Francezi do të përfitojë 8 milionë euro në sezon nga Barcelona, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare. /Lajmi.net/