Pushim kundër Bayernit

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka bërë të ditur se do të inkuadrojë një skuadër të dobësuar kundër Bayern Munichut të martën, derisa përgatitet edhe për ballafaqimin e ardhshëm në Premierligë ndaj Arsenalit, të shtunën. Me Cityn tashmë të kualifikuar për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, Pellegrini ka theksuar se përballja me…

Sport

09/12/2013 15:50

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka bërë të ditur se do të inkuadrojë një skuadër të dobësuar kundër Bayern Munichut të martën, derisa përgatitet edhe për ballafaqimin e ardhshëm në Premierligë ndaj Arsenalit, të shtunën.

Me Cityn tashmë të kualifikuar për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, Pellegrini ka theksuar se përballja me liderin Arsenal, ka rëndësi më të madhe se ballafaqimi me Bayernin.

Pellegrini konfirmoi se Joe Hart do të jetë titullar para Costel Pantilimon dhe planifikon t’i pushojë disa prej futbollistëve të tjerë kryesorë, për udhëtimin në Allianz Arena.

“Joe Hart do të luajë kundër Bayern Munichut, e sigurt”, pranoi Pellegrini.

“Sigurisht, nëse më pyetni tani, ndeshja kundër Arsenalit në fundjavë është më e rëndësishme se ajo me Bayern Munichun. Nga momenti kur jemi kualifikuar për në fazën tjetër, Premierliga është bërë më e rëndësishme se Liga e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se ekziston mundësia që futbollistët që luajnë kundër Bayern Munichut të mos luajnë kundër Arsenalit”, përfundoi ai.