PSG ofron Pastoren për Januzajn

Paris Saint Germaini është i vendosur ta transferojë Adnan Januzajn në kryeqytetin francez. Sipas uebfaqes caughtoffside.com, gjiganti nga Parisi është i gatshëm ta fusë në shkëmbim mesfushorin argjentinas, Javier Pastore, vetëm për të arritur tek mesfushori i talentuar nga Istogu. Trajneri i klubit nga Parc des Princes, Laurent Blanc është i gatshëm t’i lirojë futbollistët…

Sport

11/03/2014 13:49

Paris Saint Germaini është i vendosur ta transferojë Adnan Januzajn në kryeqytetin francez.

Sipas uebfaqes caughtoffside.com, gjiganti nga Parisi është i gatshëm ta fusë në shkëmbim mesfushorin argjentinas, Javier Pastore, vetëm për të arritur tek mesfushori i talentuar nga Istogu.

Trajneri i klubit nga Parc des Princes, Laurent Blanc është i gatshëm t’i lirojë futbollistët si Javier Pastore, Jeremy Menez e Ezequiel Lavezzi, pasi synon ta ndërtojë një skuadër me talente, nga sezoni i ardhshëm.

‘Djajtë e Kuq’ e kishin refuzuar një ofertë të majme të PSG’së për Januzajn dhe janë të vendosur ta mbajnë në Old Trafford 19 vjeçarin, por oferta e fundit nuk është për t’u hedhur poshtë.

Për Pastoren, PSG kishte shpenzuar afro 40 milionë euro në vitin 2011, por ish futbollisti i Palermos dështoi t’i shfaqte vlerat e tij në Ligue 1.

Por, kjo nuk nënkupton se Pastore nuk do të mund të kontribuonte tek klubi i trofeshëm anglez.

Në anën tjetër, Januzaj shihet si e ardhme e ekipit të David Moyes dhe vështirë se United do të heq dorë nga ai.