PSG me ofertë befasuese për Alexis Sanchez

Paris Saint German do të ofrojë 35 milionë funta për Alexis Sanchezin javën e ardhshme.

Sport

22/07/2017 16:09

Burimet e Sky Sport bëjnë të ditur se skuadra franceze është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e kilianit, që aktualisht është lojtari më i mirë te Arsenali, transmeton lajmi.net

Përkundër kësaj, është trajeri francez, Arsene Wenger ai që ka mohuar këta zëra, duke shtuar se Sanchez do të qëndrojë edhe të paktën për një sezon te londinezët.

Ai ka edhe një vit kontratë me skaudrën e cila këtë sezon do të garojë në Europa League. /Lajmi.net/