PSG fiton me shumë mund ndaj Marseilles

PSG ka arritur me shumë vështirësi që t’i marr tri pikë të reja në Ligue 1.

Sport

28/10/2018 22:57

PSG e mposhti Marseillen me rezultat 0 me 2 në javën e 11 të Ligue 1.

Golat i shënuan Kylian Mbappe në minutën e 65’ dhe Julian Draxler (90’+5), raporton “lajmi.net”.

Pas javës së 11-të, PSG është lidere e padiskutueshme me 33 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Lille. /Lajmi.net/