Pse nuk ka akullore nga rrushi?

Në verë kur është shumë nxehtë mënyra më e mirë për t'u freskuar është akullorja.

Fun

06/07/2015 09:05

Sigurisht keni provuar shumë lloje të akullores me shije të ndryshme.

Por, a keni pyetur veten pse nuk ka akullore prej rrushit?

Rrushi është ndër bimët më të përhapura në tokë dhe është shumë i shëndetshëm.

Atëherë pse nuk bëhet akullore prej tij?

Arsyeja është në përbërjen antocianin. Kjo substancë është antioksidant dhe gjendet në sasi të mëdha në rrush. Antocianina nuk i lejon akullores të ngrihet, funksionon si antifriz.

Arsyeja tjetër është prania e lëvoreve. Ato janë problem në përpunim por edhe pjesa më e madhe e shijes gjendet në lëvoren e rrushit.

Nëse hidhet lëvorja, do të mbetet vetëm sheqeri. Thjesht, nuk mund të bëhet akullorja prej rrushit.

Po qe se keni ngrënë akullore të tillë, atëherë sigurisht në të janë shtuar aroma artificiale. /Fakultetet.al