Pse Messi dhe Suarez munguan në ceremoninë e lamtumirës së Iniestas?

Andres Iniesta sot ka mbajtur një konferencë për shtyp për të njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona.

Sport

27/04/2018 16:49

Pas qëndrimit 22 vjeçar, njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur jo vetëm Barcelona por në përgjithësi futbolli, ka vendosur të nis një epikë të re në karrierën e tij.

Konferenca e lamtumirës së Iniestas kaloi mes lotëve dhe emocioneve.

Aty ishin të gjithë lojtarët e Barcelonës, përjashtimisht Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Mediet në Spanjë kanë dhënë edhe arsyet e mungesës së Messit dhe Suarezit. Sipas tyre, të dy këta sot kanë pasur angazhime personale, dhe ka qenë e pamundur të mungohet, duke marrë edhe mirëkuptimin e Iniestas./Lajmi.net/