Projekti i Liverpool për titull mund të dështojë, kjo është arsyeja

Liverpool ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sport

14/10/2018 10:59

Aktualisht, ata renditen në pozitën e tretë, me pikët e barabarta me Chelsea dhe Manchester City, të fundit këto që kanë golaverazh më të mirë.

Megjithatë, problem për skuadrën e Liverpool po del të jetë mungesa e një mesfushori me aftësi që të realizoj gola.

Mungesa e kreativitetit të mesfushës është kritikuar më herët edhe nga disa legjenda të klubit.

Largimi i Coutinhos dhe pa mundësia për të nënshkruar me Nabil Fekir po cilësohen si “mungesë” e madhe në lojën e “The reds”.

I këtij mendimi është Jamie Carragher. Ai ka thënë se do të jetë e vështirë të konkurrohet me Cityn më këso mungesa.

“Mungon tipi i lojtarit të Coutinhos.Tentuam për Fekir megjithatë nuk arritëm. Kjo do të thotë se kemi nevojë për një lojtar të tillë.  Definitivisht nuk kemi lojtar si De Bruyne apo Silva” ishin fjalët e anglezit.

Mbetet të shihet nëse Jurgen Klopp do të bëjë ndonjë lëvizje gjatë afatit të janarit. /Lajmi.net/