Problem në Kombëtaren shqiptare, helmohet futbollisti i njohur para ndeshjes me Maqedoninë (FOTO)

Eros Grezda ka një problem para ndeshjes me Maqedoninë.

Sport

05/09/2017 12:42

Eros Grezda rrezikon të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Strumicë.

“Panorama Sport” mësoi nga burime pranë stafit kuqezi se futbollisti ka pësuar helmim ushqimor dhe nuk është në gjendjen më të mirë.

Stafi mjekësor po monitoron situatën e Grezdës, ndërsa do të bëhen edhe disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen e lojtarit.

Kjo ka bërë që prania e Grezdës të jetë në dyshim për sfidën e sotme, duke i dhënë më pak mundësi trajnerit Christian Panucci për të bërë ndryshime në formacion ku mesfushori luante në të dy krahët.