Prishtina – Gjilani nesër në mbrëmje, ja çmimet e biletave

Prishtina ka publikuar çmimet për ndeshjen e nesërme ndaj Gjilanit.

Sport

19/08/2018 15:35

Ato janë nga 3 deri në 10 euro.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të klubit.

“Çmimi i biletave: 10/5/3/ euro: i gjeni në Eurokoha dhe rreth stadiumit

Prishtinë, 19 gusht 2018: Ndeshja e javës së parë të Ipko Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet nesër, e hënë 20 gusht nga ora 19:45.

Çmimet e biletave janë të 3 çmimeve, varësisht se nga cila tribunë doni ta shihni ndeshjen:

VIP: 10 euro
Tribuna perëndimore: 5 euro
Tribuna lindore: 3 euro
Tribuna veriore: 3 euro (vetëm për tifozët mysafirë)

Vendi i shitjes së biletave, tre pika: Eurokoha Reisen:

Vellusha e Poshtme 17 (te Qafa)
Swiss Diamond Hotel (Sheshi Nënë Tereza)
Hoteli Grand (Rruga Garibaldi)
Biletat i gjeni edhe përreth stadiumit te shitësit mobil

Biletat dalin mund t’i bleni nesër nga ora 10:00″.