Prezantohet versioni i ri i Golf R, ky është çmimi i tij (Foto)
Pasi shpalosi modelin e ri Volkswagen Golf më herët gjatë vitit, kompania gjermane tani ka njoftuar detajet zyrtare për modelin më të fuqishëm të automobilit.
Auto & Tek
Golf R merr dhjetë kuajfuqi më shumë, në total prej 310. Kjo fuqi lidhet me sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat.
Versioni i ri i Golfit arrin përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë në vetëm 4.6 sekonda, duke u bërë edhe më i shpejtë se BMW 340i xDrive.
Golf R i ri kushton rreth 40 mijë euro.