Presidenti i La Ligës mbyll stadiumin e Barcelonës?

Barcelona duhet të ketë kujdes me sjelljen e tifozëve në Camp Nou.

Sport

18/11/2017 09:56

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka paralajmëruar Barcelonën se mund të dënohet nëse tifozët vazhdojnë me thirrje kundër Spanjës.

Tebas konfirmoi se gjestet e mbështetjes për pavarësinë e Katalonisë nuk mund të konsiderohet si të ndëshkueshme.

Por, ai theksoi se thirrjet kundër Spanjës mund të sjellin mbylljen e dyerve të stadiumit Camp Nou.

“Thirrjet për pavarësi, tani, nuk konsiderohen si fyerje ose nxitje e dhunës”, deklaroi Tebas për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Komisioni i Garës vendos se bëhet fjalë për shkelje të tjera, mund të dënohet stadiumi”, u shpreh ai. /Lajmi.net/