Presidenti i Federatës Botërore të Boksit i kërkon falje Donjeta Sadikut

AIBA ka reaguar ndaj qeverisë indiane, pasi këta të fundit nuk lëshuan viza për delegacionin e boksit të Kosovës, përkatësisht Donjeta Sadikun.

Sport

16/11/2018 20:18

AIBA kishte bërë presion të madh tek qeveria indiane, në mënyrë që të bëhej ndonjë zgjidhje dhe sportistja jonë të pajiset me vizë.

Pasi është vendosur që të mos ketë viza për boksieren tonë, Federata Botërore doli hapur me një reagim ndaj qeverisë së Indisë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga kjo situatë. Asnjë boksier/e nuk duhet të afektohet nga vendimet politike dhe ti pamundësohet plotësimi i ëndrrës për gara në nivele internacionale. Politika dhe sporti në asnjë mënyrë nuk duhet të përzihen. I vlerësojmë tentimet e Federatës së Boksit të Indisë, megjithatë, AIBA, do të duhet të konsiderojë edhe njëherë Kampionatin Botëror të Boksit 2021. Kjo është e trishtuar. Ne me shumë sinqeritet i kërkojmë falje Donjeta Sadikut dhe të gjithë Federatës së Boksit në Kosovë” ka thënë presidenti i AIBA, Gafur Rahimov, transmeton lajmi.net.

AIBA tutje do të shfrytëzojë të gjitha mundësit e saja dhe të sigurohet se këto gjëra nuk do të ndodhin më asnjëherë.

Gjithashtu  AIBA po mendon që të rishqyrtojë mbajtjen e garave 2021 të boksit që janë planifikuar të mbahen në Indi./Lajmi.net/