Presidenti i Barcelonës e jep lajmin e madh për Neymarin

Neymar është i lirë të largohet nga Barcelona.

Sport

29/07/2017 08:46

Josep Maria Bartomeu ka thënë se Neymar është i lirë të largohet nga Barcelona nëse kjo është dëshira e tij.

Por, ai ka paralajmëruar klubin e interesuar për blerjen e tij, Paris Saint-Germain se duhet ta paguajnë dëmshpërblimin prej 222 milionë euro.

“Nëse Neymar dëshiron të largohet, PSG duhet ta paguajë dëmshpërblimin”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk do të bëjmë zbritje për asnjë centë”, theksoi Bartomeu. /Lajmi.net/