Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë. Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në Gllogoc, Lipjan, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë. Rastet e raportuara sipas Policisë: ·         Gllogoc  30.04.2024 – 20:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i…

Lajme

01/05/2024 10:07

Policia e Kosovës ka raportuar për gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në Gllogoc, Lipjan, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë.

Rastet e raportuara sipas Policisë:

·         Gllogoc  30.04.2024 – 20:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Lipjan  30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë 30.04.2024 – 11:25. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se vazhdimisht është duke pasur dhunë psikike nga vajza e saj. E dyshuara është sjellë në polici ku ka refuzuar të deklarohet. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë  30.04.2024 – 10:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se para një muaji, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.

·         Gjakovë 30.04.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF  dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit. /Lajmi.net/