Pothuajse zyrtare: Ibrahimovic i thotë ‘PO’ gjigantit evropian

Zlatan Ibrahimovic më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.

Merkato

22/11/2018 14:13

Zlatan Ibrahimovic ka përfunduar sezonin në MLS, andaj po kërkon që të mbetet në formë.

Sipas ‘SportMediaset’, sulmuesi suedez ka arritur marrëveshje me Milanin, përcjell “lajmi.net”.

Ibrahimovic do të nënshkruaj kontratë gjashtë muajsh , në një vlerë prej 2.2 milionë euro.

Drejtori i Milanit, Leonardo, është takuar me agjentin e suedezit, Mino Raiola, për të diskutuar detajet në vazhdim.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Ibrahimovic do ta ketë opsionin që ta vazhdoj kontratën, mirëpo transferimi i tij në janar do të ndodhë. /Lajmi.net/