Portieri i Manchester Cityt aplikon për pasaportë të Kosovës

Arijanet Muriqi do të jetë prurja e radhës në Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

12/10/2018 14:55

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të ‘freskohet’ me prurje të reja në ekipin e par.

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi, është lojtari i radhës që do t’i bashkohet ekipit të trajnerit Bernard Challandes.

19 vjeçari ot ka aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Zurich të Zvicrës.

Muriqi ka lindur në Zvicër dhe me prejardhje është nga Mali i Zi, përkatësisht Rozhaja.

Ai gjithashtu numëron edhe tri ndeshje për U21 e Malit të Zi./Lajmi.net/