Pogba sakrifikon pagën, për të luajtur në këtë klub

Paul Pogba e dëshiron me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Sport

14/02/2016 08:50

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është ‘i çmendur’ për tu transferuar te skuadra e Barcelonës, përcjell Lajmi.net.

Madje, francezi është i gatshëm të pranojë edhe ulje të pagës, vetëm e vetëm që t’i bashkohet klubit spanjoll, transmeton Daily Mail nga Sport.

Për futbollistin e Juventusit janë të interesuara edhe Chelsea e Man City, mirëpo ato nuk bëjnë pjesë në listën e dëshirave të tij.

Përveç Pogbas, edhe ylli tjetër i Juves, Paulo Dybala, është në radarin e Barçë.