Pogba: Ky është lojtari më i mirë në Premierligë

Eden Hazard është lojtari i momentit në Premierligë për Paul Pogban.

Sport

19/10/2018 15:11

Në prag të përplasjes Chelsea – Manchester United, mesfushori Paul Pogba ka thënë se Eden Hazard është lojtari më i mirë në ligë.

Chelsea dhe Manchester United të shtunën zhvillojnë derbin e xhiros së nëntë në Premierligë, me fillim nga ora 13:30.

“Një lojtar që nuk mund ta harroni është Eden Hazard. Ai është në momentin e tij. Ndoshta edhe lojtari më i mirë në Premierligë”, ka deklaruar Pogba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Gjithçka po shkon mirë për ata, ata kanë arritur rezultate të mira”./Lajmi.net/