Plisat shëtiten me veturë në Beograd (Foto)

Albert Kastrati i cili është kreu i tifozëve nga Prishtina, Plisat, shihet në një veturë me disa tifozë tjerë, duke u endur nëpër rrugët e Beogradit.

Sport

14/10/2014 17:20

Albert Kastrati shihet bashkë me tre anëtarë tjerë të Plisave, duke u shëtitur me veturë nëpër rrugët e Beogradit.

Alberti shumë herë ka konfirmuar se Plisat do të futen në stadiumin e Partizanit për të shikuar ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke mos treguar mënyrën sesi do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Tashmë të gjithë e dimë se tifozët shqiptarë e kanë të ndaluar hyrjen në stadiumin e Partizanit, rregull ky i vendosur nga UEFA.