Plisat me plan B për ndeshjen kundër Serbisë

Grupi i tifozëve nga Prishtina me emrin 'Plisat' kanë planifikuar një plan B, për ndeshjen e madhe e cila zhvillohet nesër ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Sport

13/10/2014 19:33

Më 11 shtator, UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ku është mësuar se ndeshja e nesërme do të luhet pa praninë e tifozëve shqiptarë, gjë kjo që ka sjellë shumë pakënaqësi te kombëtarja jonë.

“Sa për informatë, Plisat kanë arritur në Beograd, ndërsa disa tjerë do nisen në ditën e nesërme. Fillimisht kemi planifikuar të shkojmë 300 veta, mirëpo tani kemi vendosur të shkojmë vetëm grupi i parë, që jemi më të njohur dhe kaherë tifozë”.

“Do të shkojmë diku rreth 100 veta. Serbët kanë konfirmuar se ne nuk mund të hyjmë në Serbi, por disa kanë hyrë dhe ata gjinden në Beograd. Ne po shkojm pak nga pak, por nesër do shkojë pjesa tjetër që ka mbetur”, tha për Radio Evropa e Lirë, përfaqësuesi i Plisave, Albert Kastrati.

“Nëse na ndalojnë në kufi, atëherë ne kemi një plan B të cilin nuk mund t’ua bëjmë publik”, përfundoi Kastrati.