Plisat, koreografi për Kombëtaren në ndeshjen ndaj Hajvalisë

Grupi i tifozëve nga Prishtina, ‘Plisat’ kanë bërë një koreografi për Kombëtaren shqiptare, në ndeshjen e skuadrës së tyre si mysafire e Hajvalisë.

Sport

19/10/2014 17:04

Tifo-grupi nga Prishtina, Plisat,  koreografinë e tyre të radhës i kanë kushtuar Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Ata në ndeshjen ndaj Hajvalisë kanë mbajtur në pankartë emrat e lojtarëve të Kombëtares, ndërsa më poshtë kanë shkruajtur: ‘Përkulemi para veprës tuaj’.

Ky mesazh shkon për veprën e madhe që kanë bërë lojtarët e Kombëtares, në mbrojtjen e flamurit tonë midis Beogradit, në takimin ndaj Serbisë.