Plisat, forca e Prishtinës

S’ka dyshim se Sigal Prishtina ka një skuadër të përbërë nga një grup i basketbollistëve jashtëzakonisht kualitativ, dhe udhëhiqet nga një trajner i madh e me përvojë si Marin Dokuzovski. Mirëpo, skuadra bardhekaltër ka edhe një burim tjetër të fuqisë e ata janë Plisat. Tifozeria e Prishtinës konfirmoi edhe një herë tjetër rëndësinë e saj…

Sport

27/03/2014 22:05

S’ka dyshim se Sigal Prishtina ka një skuadër të përbërë nga një grup i basketbollistëve jashtëzakonisht kualitativ, dhe udhëhiqet nga një trajner i madh e me përvojë si Marin Dokuzovski.

Mirëpo, skuadra bardhekaltër ka edhe një burim tjetër të fuqisë e ata janë Plisat. Tifozeria e Prishtinës konfirmoi edhe një herë tjetër rëndësinë e saj në duelin e së mërkurës kundër Levskit që ishte vendimtar për shpresat e skuadrës për kualifikim direkt në final-four të Ballkan Ligës.

Plisat e përkrahën ekipin edhe kur Levski kishte epërsi të konsiderueshme në rezultat pas dy periudhave të para të lojës.

Dhe, pikërisht mbështetja e pandalshme e Plisave e inspiroi Prishtinën të realizojë përmbysje heroike për fitore me rezultat 77:68, me çka ekipi hyri direkt në fazën përfundimtare të garës.

Ata që e shijuan atmosferën nga brendia e sallës nuk do ta harrojnë atë për një kohë të gjatë, kurse të tjerët do të dëgjojnë për të, por edhe mund ta ndjekin nëpërmjet kësaj videoje ku Plisat e bëjnë atë që bëjnë më së miri: I japin zemër klubit të tyre të zemrës.