Plani i Real Madridit për transferimin e Neymarit

“Marca” shkruan se Real Madrid ka bërë planin për ta tentuar blerjen e Neymarit.

Sport

14/07/2018 08:51

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Klubi nga Santiago Bernabeu publikoi një komunikatë zyrtare nëpërmjet të cilës mohoi paraqitjen e një oferte për blerjen e yllit brazilian.

Por, “Marca” shkruan se Real Madrid ka bërë planin për ta tentuar blerjen e Neymarit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e Real Madridit do të kontaktojnë fillimisht përfaqësuesit e Paris Saint-Germain para se të kërkojnë kontaktin me Neymarin për të mësuar gatishmërinë e tij të rikthimit në La Ligë, ku ka përvojë nga aventura e suksesshme te Barcelona. /Lajmi.net/