Pique zbulon momentin kur ka takuar për herë të parë Shakirën

Futbollisti i Barcelonës Gerard Pique ka qen i ftuar së fundi në emisionin italin “Pomeriggio 5” ku ka folur rreth karrierës së tij si futbollist. Ndrysa gjet kësaj interviste me gazetaren Barbara D’Urso  ai ka kujtuar edhe momentet e lidhjes së tij me yllin e muzikës Shakira.

Sport

27/05/2017 16:53

Pique tregoi se me Shakirën është njohur,  vite më parë, gjatë Botërorit 2010.

“Disa futbollistë, përfshirë dhe mua ishin në videoklipin e ‘Waka Waka’, himni zyrtar i botërorit të atij viti. Ajo më tha se do këndonte sërish në finale, kështu që nuk u mendova dy herë, për ta ritakuar duhet të shkoja deri në fund. Dhe e mbajta fjalën, tashmë jemi të lumtur dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm”, është shprehur mbrojtësi i Barcelonës.