Pique: Jam i sigurt, ky futbollist do ta fitojë “Topin e Artë”

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i sigurt se Neymar një ditë do ta fitojë “Topin e Artë”.

Sport

25/05/2016 09:31

Gerard Pique është i sigurt se Neymar një ditë do ta fitojë “Topin e Artë”.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij. Madje, ai beson se braziliani do të shpallet futbollisti më i mirë në botë.

“Jam i sigurt, shumë i sigurt”, deklaroi Pique për “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk ka nevojë që të ndihet nën presion, Neymar do ta fitojë Topin e Artë”, u shpreh ai.

Sulmuesi tjetër i Barcelonës, Lionel Messi është pesë herë fitues i “Topit të Artë”.