Pique: Buffon e meriton Topin e Artë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë një intervistë për mediet italiane të hënën (sot).

Sport

22/05/2017 22:03

Në ‘Pomeriggio Cinque’ në Mediaset Italia, mbrojtësi ka folur për jetën e tij private, karrierën e futbollit dhe Giggi Buffonin.

Ai ka thënë se portieri i Juventusit, e meriton Topin e Artë, pas asaj që ka arritur këtë sezon me Juventusin.

“Do të ishte mirë nëse Buffoni do ta fitonte, ka fituar Skudeton, Kupën e Italisë dhe tani mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve” ka deklaruar Pique.

“Ai e meriton atë për karrierën që ka pasur, për sezonin e po ashtu do të ishte mirë ta shihje një portier duke fituar pas Yashin”.

Pique ka shtuar se Topin e Artë e meriton edhe Lionel Messi, të cilën e konsideron futbollistin më të mirë në histori të futbolli./Lajmi.net/