Pinto ka oferta nga Italia, Spanja e Anglia

Jose Pinto u largua nga Barcelona, por kjo nuk nënkupton se ai u pensionua. Madje, portieri spanjoll thotë se ka marrë oferta nga Spanja, Italia e Anglia.

Sport

18/07/2014 15:37

Jose Manuel Pinto nuk e ka ndërmend të ndalet. Portieri spanjoll ndihet ende si një i ri dhe po mendon të vazhdojë të mbrojë, edhe pse është 38 vjeç.

Portieri karakteristik, i cili i kaloi shtatë sezone në Barcelonë, është në kërkim të sfidave të reja, të cilat do t’i dalin përpara.

“Kam marrë oferta të ndryshme nga Spanja, Anglia e Italia. Por, i lë dyert e hapura edhe për transferim në SHBA”, deklaroi Pinto në emisionin ‘Todo va bien’.

Pas lëndimit të Victor Valdes, Pinto mbrojti në pjesën e mbetur të sezonit për Barcelonën.