Pesë vjet nga aksidenti që i ndryshoi jetën Michael Schumacher

Më 29 dhjetor të vitit 2013, Michael Schumacher po skijonte në Alpet franceze.

Sport

29/12/2018 09:53

Shoferi legjendar i Formua 1, pësoi një aksident. Lajmi që Schumacher ishte lënduar tashmë ishte publikuar në gjitha mediet, dhe informacioni i parë tregonte për një lëndim të lehtë, por që për fat të keq ishte i gabuar.

Menjëherë pas aksidentit, Schumacher u bë lajmi kryesor në të gjitha mediet, dhe mbështetësit e tij po pritnin me shumë ankth informacionet rreth gjendjes së tij.

Lajmet nuk ishin të mira. Nga Spitali Universitar në Grenoble, konfirmuar se Schumacher ishte në koma, gjaku i kishte rrjedhur në tru dhe gjendja ishte kritike.

Informacionet e vetme zyrtare rreth gjendjes së tij, kanë ardhur pak kohë pas aksidentit, ku pas dy operacioneve të komplikuara, mjekët kishin arritur t’i shpëtonin jetën.

“Trauma e kokës është shumë serioze. Ne nuk jemi të sigurt se çfarë do të bëjmë me të. Situata është kritike dhe shumë serioze”, thanë mjekët, përcjell ‘lajmi.net’.

Në qershor të vitit 2014, Schumacher u largua nga Grenoble, dhe u zhvendos në Spitalin Universitar në Laussane të Zvicrës. Pak muaj më vonë, ai u zhvendos në shtëpinë e tij në Gland, po ashtu në Zvicër, për t’iu përshtatur një shërimi më të lehtë.

Që nga ajo kohë, kampioni i shtatëfishtë në Formula 1, po vazhdon shërimin, me pak informacione për publikun rreth shëndetit të tij./Lajmi.net/