Pesë sportistë të famshëm që mund t’i regjistroni në Snapchat

Neymar është në mesin e sportistëve më të famshëm në botë që përdorin Snapchatin.

Sport

12/04/2016 09:23

Snapchat ka filluar të përdoret gjithnjë e më tepër nga sportistë të famshëm.

Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Barcelonës, Neymar. Në fakt, ju mund ta regjistroni yllin brazilian me emrin “ene_jota”, përcjell “Lajmi.net”.

Po ashtu, në Snapchat është edhe mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas me emrin “cescky4”. Mbrojtësi i Atletico Madridit, Filipe Luis përdor Snapchatin me emrin “filipelk”.

Nëse preferoni basketbollin, ylli i Miami Heat, Dwayne Wade është në Snapchat me emrin “mrwade82”. DeMarcus Cousins është i regjistruar me emrin “boogiecousins”.

Kurse, për tifozët e tenisit, Victoria Azarenka mban emrin “vichka”.