Përmirësohet Schumacheri

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher mbetet në gjendje “stabile” pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në Aplet e Francës, që e la me lëndime të rënda në tru. Shtatë herë kampioni i botës është i shtrirë në spitalin e Grenobles nga 29 dhjetori. Dhe, për herë të parë, menaxherja e tij Sabine…

Sport

17/01/2014 22:09

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher mbetet në gjendje “stabile” pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në Aplet e Francës, që e la me lëndime të rënda në tru.

Shtatë herë kampioni i botës është i shtrirë në spitalin e Grenobles nga 29 dhjetori. Dhe, për herë të parë, menaxherja e tij Sabine Kehm nuk e përmendu termin “kritike” për të përshkruar gjendjen e tij.

Nëpërmjet një e-maili, ajo tha: “Familja e Michaelit është shumë e lumtur dhe i beson punës së ekipit mjekësor që është duke e trajtuar Michaelin. Gjendja e Michaelit ende konsiderohet si stabile”.

Kjo është deklarata e parë nga dikush i afërt me Schumacherin prej kur gruaja e tij Corinna, kërkoi më 7 janar që familje të lihet e qetë.

Kehm përsëriti se: “Qdo informatë në lidhje me shëndetin e Michaelit që nuk vjen nga doktorët që janë duke e trajtuar, ose nga menaxhmenti i tij duhet të konsiderohet si spekulim i pastër”. Por, ajo theksoi se Schumacher është ende në gjendje kome.