Përleshje ndërmjet Plisave dhe Shqiponjat

Tifo grupet e basketbollit të Prishtinës dhe Pejës, të quajtura Plisat respektivisht Shqiponjat janë përleshur në finalen që po zhvillohet në Suharek.

Sport

08/03/2015 21:35

Finalja e IPKO Kupës së Kosovës në Basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Pejës ka kaluar në tensione.

Plisat dhe Shqiponjat kanë filluar një përleshje ndërmjet vete, gjithnjë sipas raportit të bërë nga Gazeta Olle.

Për më shumë, ata janë gjuajtur me gurë dhe janë përgjakur ndërmjet vete.