E.Frankfurt – Kosova, barazim pa gola (Video)

Kosova dhe Eintracht Frankfurt u ndanë në barazim pa gola në ndeshjen miqësore në Gjermani.

Sport

24/03/2015 20:50

Kosova luajti pa gola në udhëtim te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, në ndeshje miqësore.

Edhe pse miqësore, lojtarët e Frankfurtit dhe Kosovës janë përplasur pas një ndërhyrje në mesin e fushës. Megjithatë, gjakrat u qetësuan shpejtë.

Pjesa e parë ishte mjaft interesante, me një dominim të lehtë të skuadrës gjermane.

Në minutën e 26′ vjen një rast ideal shënimi për Kosovën! Supertalenti, Bersant Celina gjuajti bukur në portën kundëreshtare, por portieri i gjermanëve, Kevin Trapp me një pritje të bukur ia mohoi golin anëtarit të Manchester Cityt.

http://www.dailymotion.com/video/x2kh7id_tensionhet-ndeshja-frankfurt-kosova-841267062612