Përforcimi i ri i Barcelonës kushton 30 milionë euro (FOTO)

Barcelona kërkon një përforcim nga Benfica.

Sport

12/07/2017 10:14

Nelson Samedo mund të transferohet në Barcelonë, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja portugeze “Record” ka bërë të ditur se Samedo kërkohet nga gjiganti katalan.

Barcelona është e gatshme të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal po ashtu ka paraqitur ofertë por Barcelona konsiderohet favorite për blerjen e tij. /Lajmi.net/